E thotë O’Connell: Ja ku do të ndërtohet kompleksi i klubit të Ragbit

FC Prishtina, gjegjësisht kryetari Remzi Ejupi, sëbashku me nënkryetarin Ahmed Kurtolli dhe drejtoreshën për marketing, Shkenca Goçi, sot kanë pritur në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Ruairi O’Connell.

Pas bisedave, palët u akorduan që FC Prishtina, në vendin ku posedon për kompleks sportiv, t’i ndahet dhe të ndihmohet Federata e Ragbit e Kosovës, përcjellë GazetaBlic.

Ndërkaq në bisedime e sipërm, O’Connell premtoi ndërtimin e kompleksit sportiv për Ragbi e i cili do të ndërtohet në Bërnicë.

SHPËRNDAJE