E tmerrshme! Djali i këngëtarit të njohur mbytet në pishinë

Artisti nigerian dhe D’Banj dhe bashkëshortja e tij Lineo Didi Kilgrow kanë humbur dashurinë e tyre, djalin 13 muajsh, Daniel Oleybanjo.

Sipas “Pulse Nigeria”, djali i D’banjit vdiq në pishinë në banesën D’banj, në Lagos, Nigeri, ndërsa artisti atë kohë ishte në “BET Awards” në Los Anxhelos.

Këngëtari i hitit “Oliwer Twist” shpërndau një fotografi të zezë në llogarinë e tij në Instagram, të dielën mbrëma ku shkruajti:

“Koha e provës, por Zoti im është përgjithmonë besnik”./Gazeta Blic

SHPËRNDAJE