E tmerrshme: Kryepunëtori i firmës në Kamenicë këput dy gishtat e dorës duke punuar

Policia e Kosovës ka raportuar se një person në fshatin Hogosht të Kamenicës ka këputur dy gishtat e dorës derisa po punonte.

Sipas policisë, ai nuk ka vendosur mjetet e sigurisë gjatë punës, shkruan Indeksonline.

Ja njoftimi i policisë:

Punëtoret e një firme nga Prishtina të cilët ishin duke punuar në montimin e shtyllave elektrike për mullinjtë elektrik në fshatin Kikë kanë lajmëruar se gjatë punimeve kryepunëtori i kësaj firme viktima Shqiptar shtetas i Kosovës ka dëmtuar (këputur) dy gishtat të dorës duke punuar me makinë .

Viktimës i është dhëne ndihma e pare nga punëtoret e tij dhe me pas është transportuar për në spitalin rajonal në Gjilan për tretman mjekësor . Në vendin e ngjarjes kanë dal inspektoret punës . Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të hapet rast “Mos vendosja e masave te sigurisë gjate punës” dhe i dedikohet njësisë së hetimeve.