E tmerrshme: Një drejtor shkolle rrah nxënësit në mënyrën më të keqe, duke i goditur me…

Pamjet e një video amatore të postuara në rrjetet socialen kanë shokuar opinionin në Indi.

Në videon 30 sekondëshe që besohet të jetë postuar nga një mësues, shfaq momentin kur drejtori i një shkolle rrah nxënësit në mënyrën më brutale të mundshme, duke i goditur me shkop të drurit në të gjitha pjesët e trupit, transmeton Telegrafi.

Kjo ngjarje e tmerrshme besohet të ketë ndodhur në një shkollë në Fafamau afër qytetit të Allahabad në pjesën lindore të Indisë, ndërsa që nga publikimi i kësaj videoje ajo është bërë virale.

Raportohet se disa nga nxënësit që ishin viktimë e kësaj dhune të paparë kanë humbur vetëdijen nga goditjet e forta, derisa disa tjerë janë goditur aq shumë sa që në një moment u është thyer shkopi në kokë.

Nëna e njëri nga nxënësit e cila ishte ankuar për sjelljen e drejtorit është detyruar të tërhiqet, pas “presionit” nga autoritetet lokale, policia dhe menaxhmenti i shkollës.

SHPËRNDAJE