E tmerrshme: Orangutangu përdoret si prostitutë, lidhet për shtrati dhe detyrohet t’i kënaqë meshkujt

Një histori e tmerrshme që i ka ndodhur një orangutanu është zbuluar dhe është bërë publike, duke shkaktuar habi të madhe dhe duke skandalizuar mbarë opinionin botëror.

Kjo histori ka lidhje me kthimin në një prostitute të një kafshe, e cila mbahej e lidhur me zinxhirë në një shtrat dhe detyrohej çdo ditë të kryente akte seksuale me burra dy herë më të mëdhenjë së ajo.

Poni kaloi gjashtë vjet duke u përdorur si “prostitutë” duike qenë e detyruar të mbante veshur rroba dhe stoli, si të ishte një njeri (femër).

Ky majmun mbahej i lidhur me zinxhirë të kapur në një mur, ndërsa rrinte e shtrirë në një dyshek të pistë, me fytyrën të lyer me make-up, duke pritur klientin e saj të radhës…

Ajo përdorej si prostitutë nga disa burra që punonin në një kompani nafte në Borneo, Sumatra, të cilët paguanin për majmunin femër njësoj si të ishte një punëtore seksi me pagesë, për të bërë me të marrëdhënie seksuale, gjë e cila ishte tepër tronditëse.

E vjedhur nga nëna e saj që kur ishte një foshnje, trupi i majmunit të butë rruhej çdo ditë për të plotësuar favoret seksuale të klientëve njerëz, duke e lënë lëkurën e kafshës të irituar, të mbuluar me plagë dhe të prirur për kafshimet e mushkonjave.

“The Sun Online” ka intervistuar ekspertët e orangutangut që ndihmuan në shpëtimin dhe përkujdesin ndaj Ponit, si dhe hetuan tregtinë dhe trafikimin e majmunit, që u shit nga piratët për 10 mijë paund në tregun e zi, për t’u transformuar në një objekt seksi.

SHPËRNDAJE