E tmerrshme: Shikojeni çka servohet në restorantet e Prishtinës / ‘fresh’ përplot me insekte – (FOTO / VIDEO)

Në një nga restorantet më të frekuentuara në “Rrugën B” në Prishtinë, në restorant “Balcony”, klientëve i  është servuar pije përplot me insekte.

Gazeta Infokus ka siguruar videot dhe fotot qe i kanë bërë vetë klientët pijeve ‘fresh’ të mbushura me insekte.

Dy prej tyre kanë treguar se, as qe e kanë vërejtur se ato janë insekte duke menduar së janë fara të zeza të frutave, ngase ishin pije fresh.

“Jemi tmerruar kur i kemi parë se ato janë insekte. Nuk i kemi hetuar në fillim por i hetuam pasi i konsumuam pijet tona. Në gotën e tretë e kemi vërejtur së nuk janë fara të frutave të shtrydhura por janë insekte”, ka treguar njëri nga tre klientët qe kishte pi një gotë “fresh me insekte”.

Ai ka treguar se ka qenë arsyetim banal edhe i menaxherit të restorantit kur e kanë njoftuar dhe i ka parë këto insekte në gotë.

“U mundua ta arsyetohet me faktin qe jemi në Kosovë dhe ndodhin gjëra të tilla dhe e dyta qe këto pije i keni nga shpija, pa pagesë dhe sipas kësaj nuk duhet të bëjmë të madhe këtë punë”, ka treguar ai.

Shikojeni videon dhe fotot….

SHPËRNDAJE