E ulët: HIB shfrytëzon dhurimin e gjakut për biznes (Foto)

Kompania e derivateve të naftës HIB ka njoftuar se pronarët bashkë me dhjetëra punëtorë të korporatës i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës për dhurimin e gjakut.

Mirëpo, pronarët e kësaj kompanie e kanë shfrytëzuar këtë vepër, që do të duhet të ishte vetëm humane, për ta reklamuar edhe biznesin e tyre. Pra, siç thotë një fjalë e urtë popullore: ‘Një udhë e dy punë”, shkruan Veriu.info.

Kjo pasi që në të gjitha fotot e dhurimit të gjatë shihen posterët e kompanisë, duke i bërë kështu reklamë kompanisë.

HIB thotë se në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ka organizuar dhurimin e gjakut nga punëtorët dhe menaxhmenti i korporatës, si përgjigje ndaj fushatës vetëdijesuese për dhurimin vullnetar të gjakut, që do të shërbejë për trajtimin e rasteve në nevojë në qendrat emergjente spitalore.

“Misioni ynë shkon përtej ofrimit të produkteve dhe shërbimeve më të mira për qytetarët e Kosovës. Ne duam të shërbejmë si një model i qytetarit të përgjegjshëm korporativ” ka thënë Hysen Lajqi, drejtor ekzekutiv në Korporatën HIB./Veriu.info

SHPËRNDAJE