E vajmedetshme: Futbollisti kapet nga kamerat duke urinuar në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës

Futbollisti i ekipit Coleraine, Eoin Bradley, u kap “live” nga kamerat duke urinuar në fushë, teksa nuk e mbajti dot atë, gjatë një ndeshjeje të profilit të lartë.

Gjysmëfinalja e Kupës së Irlandës u luajt të hënën ndaj Ballymena United, pa spektatorë, në “Windsor Park” të Belfastit, por u transmetua drejtpërdrejt nga BBC.

Bradley, i cili shënoi nga një goditje e lirë spektakolare gjatë lojës, u pa duke urinuar në mënyrë diskrete në fushë, gjatë një momenti pushimi, para kohës shtesë.

Nuk është hera e parë që një futbollist është ndier i detyruar të “lehtësohet” në këtë drejtim gjatë një loje. Veprimet e Bradley morën disa komente në rrjetet sociale, përfshirë një postim abuziv, që e përshkruante atë si një “Fenian tipik”.

Vetë futbollisti, më vonë postoi diçka për t’u mbrojtur: “Po, e kam bërë urinën në Windsor dhe jam një Fenian (katolik). Disa nga shokët e mi më të mirë janë protestantë. Edhe çfarë?! Është viti 2020, rrituni! Trajtojini njerëzit ashtu siç dëshironi t’ju trajtojnë”.

Menaxheri i përgjithshëm i Coleraine, Stevie McCann, i dënoi këto vërejtje: “Komente të një natyre sektare nuk kanë asnjë vened dhe nuk janë të mirëseardhura në klubin tonë”.

SHPËRNDAJE