E varrosin gabimisht për së gjalli, familjarët vonohen në hapjen e arkivolit me kohë – e gjejnë të vdekur (Video)

Një grua besohet se është varrosur gabimisht për së gjalli pasi kishte qëndruar pa vetëdije në arkivol, dhe më pas kishte luftuar deri në momentet e fundit të jetë duke tentuar të dal jashtë.

Rosangela Almeida do Santos, 37-vjeçe, duket se kishte luftuar që të ikë nga arkivoli i drurit, i cili ishte mbyllur me gozhda dhe ishte groposur për së gjalli, transmeton Telegrafi.

Por me të mbërritur në vendin e ngjarjes familjarët e saj, ajo kishte vdekur, kurse kalimtarët e rastit raportohet se e kishin dëgjuar duke bërtitur. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Pamjet amatore shfaqin varrezat Senhora Santana në Riachao das Neves në pjesën verilindore të Brazilit, ku disa burra hapin arkivolin për të hequr dilemat e tyre.

Madje disa prej tyre i kishin telefonuar autoambulancës, dhe ia preknin këmbët gruas për të parë se sa të nxehta janë këmbët e saj.

Santos ishte deklaruar e vdekur në spital më 28 janar dhe të nesërmen ishte varrosur. Ndërkaq banorët që jetojnë afër varrezave, pranojnë se e kishin dëgjuar duke bërtitur derisa ka dhënë frymën e fundit.

Trupi i saj ishte ende i nxehtë, ndërsa pambuku që është futur në veshët dhe disa pjesë tjera të trupit ishte hequr dhe kishte mavojisje në duar dhe ballë, për shkak se kishte luftuar me gjithë forcën të del jashtë. /Telegrafi/

Në arkivol kishte gërvishtje që janë bërë nga thonjtë e gruas së pafat, dëshmi kjo se ajo ishte gjallë kur është varrosur. /Telegrafi/

Në arkivol kishte gërvishtje që janë bërë nga thonjtë e gruas së pafat, dëshmi kjo se ajo ishte gjallë kur është varrosur. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE