E vendosur në politikë, por e pavendosur në stilin e flokëve: Lexoni 6 fakte për Hillary Clinton

Hillary Clinton sot mbush 72 vjet

E vendosur në politikë, por e pavendosur në stilin e flokëve, është kjo Hillary Clinton, zonja e dashur amerikane, e që është e dashur dhe shumë e respketuar edhe në Kosovë.

Hillary Diane Rodham, emri i saj i parë i është dhënë për shkak të admirimit që prindërit e saj kishin për Sir Edmund Hillary, alpinistin nga Zelanda e Re. Është ish-Sekretare e Shteteve të Bashkuara, senatore amerikane, dhe ish- Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte interesante nga jeta e saj, që ndoshta s’i keni ditur:

1. Krahu i saj i djathtë është një myslimane. Ajo është Huma Abedin, dhe Hillaryn ajo është shumë më tepër se asistente personale.

2. Ish-Presidenti Bill Clinton e ka tradhtuar me sekretaren e tij. Kur dëgjoi se kishte pasur aferë me Monica Lewinskyn, Hillary Clinton “e ka goditur bashkëshortin e vet Bill Clintonin me libër në kokë”, thotë gazetarja Cate Andersen Brower në librin e vet të fundit.

Këto thënie janë paraqitur në librin e saj “The Residence”, në të cilin është prezantuar e kaluara prapa perdeve të Shtëpisë së Bardhë.

3. Mundi John McCain në një garë pijesh.

Në vitin 2004, kur ajo ishte në Senat gjatë një misioni në Estoni. Në restorantin Gloria di Tallinn, senatorja e New York-ut mundi zotërinë nga Arizona, megjithatë ata të dy ishin finalistë pasi mundën pjesën tjetër të komisionit që u dorëzuan pas vodkës së tretë.

4. E vendosur në politikë, por jo në modelin e flokëve.

Nga viti 1992, ka ndërruar një duzinë modele flokësh. Shpesh nëpër rrjetet sociale është marrë nëpër gojë si Ikona e Flokëve. Një vit i pret shkurt, një vit i lë gjatë, gjithnjë ndryshe.

5. Besimi i të gjitha mediave.

Gazetarët që ndjekin fushatën e saj thonë se kanë zero akses tek kandidatja. Clinton në të vërtetë nuk “i dashuron” gazetarët. Njerëz pranë saj thonë se ajo gjithnjë ka vepruar si Motra Frigidaire, pa i sulmuar apo treguar mungesë respekti, por ka vuajtur shumë nga thashethemet e tyre.

6. Ëndrra e saj ka qenë të bëhet astronature, por është refuzar nga NASA, vetëm pse ishte vajzë.

“Kur isha vajzë e re, i kam shkruajtur NASA-s që ta pyesja nëse mund të bëhesha astronaute. Ata më kthyen një letër, me shumë mirësjellje, ku më thoshin se nuk pranojnë vajza”, kishte thënë Clinton gjatë një interviste në Shtëpinë e Bardhë.

Ka qenë kandidatja e parë femër e nominuar nga një parti mazhorante (demokratike) si dhe e vetmja Zonje e Parë që kandidon për post publik./gazetametro.net

SHPËRNDAJE