E zbulon Endrit Shala: Ja sa % të votave do t’i marrë Nisma nëse do të ketë zgjedhje të dielën

Ministri nga Nisma, Endrit Shala ka thënë se Nisma po del shumë mirë në sondazhe.

Ai tha se pragu ma nuk do të diskutohet.

“Në cdo të diele organizojmë zgjedhje, dhe as që diskutohet kalomi i pragut. Cdo të diele do t’i marrim mbi 10 deputetë”, tha Shala.

Ai tha në emisionin “Debat Plus” në RRV Dukagjini se në sondazhe, Nisma po del 8 për qind, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, deputeti i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi në këtë dëbat, tha se kjo parti pretendon qe t’i marrë 15 deputetë.

Ai tha se në Nismën ka pasur mbi 2800 aderime të reja.

Ndërkaq, duke folur për largimet, Endrit Shala, tha se ata janë individë të caktuar.

SHPËRNDAJE