E zbulon Ilir Deda: Ja kur do të iniciojmë mocionin për rrëzim të qeverisë me LDK-në dhe Vetëvendosjen

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda në një prononcim për Gazeta Blic ka folur për mocionin për Qeverinë Haradinaj, gjetjet e reja të komisionit për demarkim të kufirit si dhe për koalicionin në Gjakovë në mes të Alternativës dhe disa partive.Deda për Gazeta Blic fillimisht komentoi deklaratën e kandidates për kryetare të Komunës së Gjakovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, që në debat me kundër kandidatin e saj pohoi se kjo qeveri nuk do të jetë jetëgjatë sepse zgjedhjet e reja do të mbahen në pranverë të vitit 2018-të.Deputeti Deda tha për Blic se do të përkrah çdo inicim të mocionit për rrëzim të qeverisë Haradinaj duke shtuar se për zgjedhjet e reja janë të vetëdijshëm edhe pozita dhe opozita, pasi që sipas tij kjo qeveri është e paqëndrueshme.
”Natyrisht që po, e përkrahim. Ne opozita në Kuvendin e Kosovës por edhe partitë të cilat janë në qeveri janë të vetëdijshme që zgjedhje parlamentare do të ketë në gjysmën e parë të vitit 2018-të sepse Qeveria aktuale është e paqëndrueshme. Për këtë janë të vetëdijshme edhe partitë të cilat e përbëjnë qeverinë aktuale.”, pohoi ai.Ai shtoi se tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar mocionin dhe në konsultim me të gjitha partitë në opozitë do të vendoset se kur do të mblidhen nënshkrimet.”Mocioni i mosbesimit do të bëhet në konsultim të gjerë të partive të cilat janë në opozitë dhe këtë vetëm e kanë paralajmëruar edhe LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.”, shtoi Deda.Në anën tjetër, deputeti i Alternativës ka komentuar edhe takimin që kanë pasur me anëtarët e Komisionit për demarkim të kufirit shtetëror.”

Ne i kemi pasur anëtarët e Komisionit shtetëror për kufinjtë në Komisionin për Integrime Evropiane në ditën e hënë. Besoj që i gjithë opinioni është njoftuar për një bashkëbisedim në mes të deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror. Ne po e presim raportin dhe rekomandimet të cilat komisioni duhet t’ia dorëzojë qeverisë dhe pastaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës të shohim se cilat janë të gjeturat e tyre.”, tha ai.Sa i përket koalicionit të arritur në mes të Alternativës dhe disa partive në komunën e Gjakovës, Deda shtoi se tashmë qytetarët e Gjakovës janë të vetëdijshëm për rëndësinë e zgjedhjeve, duke komentuar koalicionin si bashkim të forcave progresive për qeverisje të mirë.”

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Edhe banorët e komunës së Gjakovës janë të vetëdijshëm për rëndësinë e zgjedhjeve komunale dhe balotazhit me 19 nëntor sepse më shumë se rëndësi është tema e zgjedhjeve në këtë komunë sepse ka të bëjë me rrugëtimin edhe kahen e qeverisjes në Gjakovë. Do të thotë a do të vazhdohet me qeverisje të mirë, ky bashkim i forcave progresive e përforcon qeverisjen e mirë në Gjakovë dhe do të kthehet në modelin qeverisës që e ka premtu dhe përjetu faktikisht.”, përfundoi Deda./GazetaBlic.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE