E zbulon Milaim Zeka: Ja pse liderët e gjetën pikërisht tash zgjidhjen për Demarkacionin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, është shprehur i bindur se Marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, do të miratohet në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, seanca për miratimin e Demarkacionit, do të mbahet sonte.

Deri te kjo seancë erdhi, pasi presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri malazez Dushko Markoviq, kanë gjetur zgjidhje për këtë çështje, e cila po zvarritet tash e tri vjet.

“Do të kemi grup të përbashkët që do të punojë në caktimin e vijës kufitare. Që të jetë dhe më i qartë ta lexoj deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga dy presidentët, Kosova do të procesojë në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes”, ka thënë presidenti Thaçi në një konferencë për media, të mbajtur sot.

E deputeti i Nismës, Zeka, ka thënë se Demarkacioni do të miratohet.

“Po kismet”, ka thënë.

I pyetur se pse liderët e vendit nuk kishin gjetur zgjidhje për këtë temë deri më sot, deputeti Zeka, ka thënë se Demarkacionit iu gjet zgjidhja, për shkak të presionit ndërkombëtar dhe atij vendor.

“Për shkak të presionit ndërkombëtar dhe atij vendor”, ka deklaruar deputeti i Nismës.

SHPËRNDAJE