Edhe 12 ditë nga Ramazani, kjo është vaktia e plotë

Me 16 maj myslimanët nga mbarë bota edhe në Kosovë, nisin muajin e agjërimit, i cilësuar nga ta si muaj i shenjtë, në të cilën ata i përkushtohen plotësisht fesë, dhe lidhjes së tyre me krijuesin e gjithësisë.

Për një muaj rresht ata ndërprejnë ushqimin e pijen nga mëngjesi deri në mbrëmje, si dhe synojnë lënien e veseve të këqija.

Gazeta Blic ju sjell vaktin e plotë të këtij muaji për Kosovën, ku janë të përcaktuara syfyri dhe iftari dhe të gjitha festat tjera fetare që ka brenda vetes ky muaj.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Gjatë këtij muaji përveç ditëve që bien të Premte ( E xhuma) janë edhe disa ditë të tjera që cilësohen si më të rëndësishme.

Dita e parë ( ditën e martë ) syfyri është në ora 03:06 dhe iftari i parë është në orën 19:58.

Pastaj, dita e Fitores në Bedër, që i bije e premte, syfyri: 2:43 dhe iftari 20:13, në rend është dita e “Itikafit”, (e hënë) Syfyri – 2:40, Iftari – 20:15,

Pastaj Nata e Kadrit, që konsiderohet si nata më e shenjët e muajit dhe e myslimanëve, syfyri është në orën -2:34 ndërsa iftari 20:18.

Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor ( e Premte) e cila vazhdon pastaj edhe për dy ditë tjera.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam.

Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe.

Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.

SHPËRNDAJE