Edhe 530 vendvotime në rinumërim, me çdo kusht po tentohet kalimi i pragut për NISMA-AKR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim të vendvotimeve të tjera.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se QNR do të kërkojë rinumërim të 530 vendvotimeve, për çka pritet edhe miratimi nga ana e anëtarëve të KQZ-së.

Kujtojmë se të hënën ka përfunduar rinumërimi i 314 vendvotimeve.

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e këtyre 314 vendvotimeve erdhi po pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.

Veriu.info mëson se përmes rinumërimit po tentohet t’i mundësohet koalicionit NISMA-AKR ta kaloj pragun zgjedhor, ku për momentin ju duhen më pak se 100 vota shtesë.