Edhe Kadri Veseli i reagon Nasim Haradinajt, ja çka i thotë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar kundrejt deklaratave të nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili ambasadorin amerikan Greg Delawie e ka quajtur “palaço”.

Sipas Veselit, deklarata e tillë është fyerje dhe nuk do duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovës nga njerëz që i kanë dhënë shumë Kosovës, si Nasimi me familje.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook: SHBA me rolin që ka në Kosovë është shumë më tepër se vetëm partner ndërkombëtar.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Nuk dua ta theksoj sa rëndësi strategjike ka SHBA për Kosovën, se është e vetëkuptueshme kjo. Por është gabim të mendosh rolin e SHBA-së ndaras nga roli i ambasadorit.

Deklarata e dhënë sot nga një bashkëluftëtar i yni dhe përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është një fyerje që nuk duhej të ndodhte asnjëherë në Kosovë nga njerëz që i kanë dhënë shumë Kosovës, si Nasimi me familje.

Besoj dhe jam i bindur në reflektim nga Nasimi të kësaj çfarë ka ndodhur, ndaj ambasadorit të ShBA-së, një personaliteti të urtë, dinjitoz dhe shumë dashamirës ndaj vendit tonë!