Edhe kjo ndodhë në Kosovë: Pesë shoferë të Emergjencës në pushim vjetor, mjeku detyrohet të vozisë autoambulancën

Sa për emergjencën e Drenasit njeriu edhe mund të vdesë. Emergjenca i ka 5 shoferë, por këto ditë asnjëri nuk është në vendin e punës.

Ky institucion po ballafaqohet me këtë gjendje që nga fillimi i janarit, raporton KTV.

Nga kjo situatë po pësojnë më së shumti familjarët e pacientëve të cilët kanë nevojë për ndihmën e emergjencës. Në mungesë të shoferëve, njëri nga mjekët vetëm për të mos e lënë keq pacientin e sëmurë rëndë, ka vozitur vetë autoambulancën.

Edhe përkundër faktit se 3 shoferë janë në ambulancë dhe në gjendje gatishmërie, atyre u është ndaluar të vozitin autoambulancën, meqë ka përfunduar marrëveshja me Caritasin, e cila i paguante.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunë, nuk e ka mirëpritur thirrjen e KTV-së por ka thënë se Emergjenca ka shoferë.

Sipas stafit aktual në emergjencës, të cilët nuk kanë folur para kamerës, nga 5 shoferët, 2 janë në pushim vjetor, njëri në pushim mjekësor, njëri ka shkuar në Shqipëri për disa punë dhe një tjetër nuk dihet se ku është.

SHPËRNDAJE