Edhe ky ministër arrin në vendin ku u zhdukën policët e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli bashkë me ministrinë e Brendshëm, Bejtush Gashi ka shkuar në vendin ku kanë pësuar aksident dy policët e Kosovës Malosor Dashi dhe Armend Trena.

Pacolli ka bërë të ditur se ka vizituar edhe familjet e dy policiëve që tu qëndroj pranë në këto momente pritjeje dhe ankthi, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Pas kthimit tim nga rruga,sot bashkë me ministrin e Brendshëm z.Bejtush Gashi shkova në vendin ku pësuan aksident dy policët e Kosovës Malsor Dashi dhe Armend Trena Ekipet e policisë, FSK dhe vullnetarëve alpinistë po vazhdojnë kërkimet ne intensitet të lartë. Vizitova edhe familjet e dy policëve duke u munduar sadopak t’u qendroj pranë në këto momente pritjeje dhe ankthi./Indeksonline/

SHPËRNDAJE