Edhe ky qytet i Kosovës futet në karantinë

Komuna e Pejës ka njoftuar se ka marrë vendim, që do të futet në karantinë, raporton Gazeta Blic.

Kjo ma arsyetimin që ka pasur rritje të të infektuarve gjatë ditëve të fundit.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Pejës,

Peja shpallet qytet KARANTINE ç’ka nënkupton se po hyjmë në një fazë edhe më sfiduese dhe më të vështire në raport me Covid-19 duke ndryshuar rezultati i të infektuarve në komunën tonë me dy te infektuqr.

Ju bëjmë thirrje për qetësi dhe për maturi në menyrë që mjekët, infermieret, policët dhe të gjithë ata që këto ditë të vështira japin shërbime dhe janë në ballë të detyrës së shenjtë.

Nuk është aspak e lehtë kjo luftë përball kësaj pandemie dhe vetëm duke bashkëpunuar të gjithë nga pozita ku ndodhet secili prej nesh që në fund tê dalim me sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë të kthejmë normalitetin në Pejën tonë që aq shumë e duam.Zoti i bekoftë të gjithë ata që janë në krye të detyrës këto ditë.

Rrini në 🏡 Bëni Kujdesë, Pa Panik

SHPËRNDAJE