Edhe Lëvizja për Bashkim bëhet me deputet, Avni Klinaku shënon rezultat të madh

Lëvizja për Bashkim, e cila në këto zgjedhje ka qenë në koalicion me PDK-në, e ka fituar së paku një mandate deputeti në këto zgjedhje.

Veriu.info mëson se ish udhëheqësi I LKÇK-së dhe i LB-së, e tash Sekretari I LB-së, Avni Klinaku ka fituar vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.

Burime të sigurta të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se Avni Klinaku ka 11027 në nivel të Kosovës, ku 1757 prej tyre i ka fituar në Vushtrri, që është vendlindja e tij.

Ndryshe, Avni Klinaku është njëri ndër veprimtarët më të shquar të viteve të 90-ta, i cili ka kontribuar shumë për çlirimin e Kosovës, duke mbajtur edhe shumë vite burgim./Veriu.info/

SHPËRNDAJE