Edhe Mitrovica ndjek rritjen e Lëvizjes, 50 anëtarësime të reja

Anëtarësimet e reja në VETËVENDOSJE! janë duke u rritur në çdo qytet. Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti dhe kryetari i Qendrës sonë në Mitrovicë Faruk Mujka në një takim të përbashkët me rreth 50 qytetarë që janë anëtarësuar së fundmi në VETËVENDOSJE! folën për situatën politike në vend, gjendjen në organizatë dhe rolin e aktivistit dhe të angazhimit në këtë kohë.

Gjatë këtij takimi të hapur u bënë edhe shtatë anëtarësime të tjera, pos atyre të ditëve të kaluara.

Mujka në këtë takim tha se është e rëndësishme që Mitrovica në momente vendimtare po i shton dhe shtrëngon radhët përmes angazhimit në VETËVENDOSJE! Ai shtoi se themeli i organizimit është Pika dhe aty duhet të ndodhë edhe organizimi e angazhimi ynë.

Pos ndarjes në strukturën sipas lagjeve e territorit, Kurti tha se është e rëndësishme që të organizohemi edhe sipas profesioneve. Duhet të theksohet roli shoqëror dhe profesional i anëtarëve tanë.

Ndërkaq, duke folur për Mitrovicën, Kurti theksoi se në këtë qytet mungojnë investimet dhe varfëria e godet edhe më rëndë këtë qytet, si rezultat i pasojave politike. Por sa më e vështirë të jetë situata, më i rëndësishëm bëhet angazhimi politik.

SHPËRNDAJE