Edhe një aderim në AAK, tash nga kjo parti

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar edhe një tjetër figurë e Deçanit.

bëhet fjalë për  ish kryetarin e nëndegës së LDK-së në fshatin Sllup, dhe nënkryetar i shtabit zgjedhor në tre palë zgjedhjet e fundit dhe njëherit anëtar i Departamentit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Kuvendin Komunal Leotrim Hadergjonaj.

Aderimin e tij në AAK e ka bërë publik Daut Haradinaj.

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot iu bashkua Ing. Leotrim Hadergjonaj, emër i njohur për qytetarët e Deçanit. Ish anëtar i kryesisë së LDK-së në Deçan, ish kryetar i nëndegës së LDK-së në fshatin Sllup, dhe nënkryetar i shtabit zgjedhor në tre palë zgjedhjet e fundit dhe njëherit anëtar i Departamentit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Kuvendin Komunal.

Aleancës po i bashkohen kuadro të dëshmuar, të cilët do vazhdojnë të japin kontributin në sferën e zhvillimit në vitet e ardhshme.

Z.Hadergjonaj, punë të mbarë!” ka shkruar Haradinaj

/GazetaBlic/