Edhe një deputete i del në krahë Aida Dërgutit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu pak më parë është takuar në Kuvend me Aida Dërgutin që dje dha dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje.

Musliu i tha Dërgutit në hollin e kuvendit ”Mos ta nin se me ty jemi”, duke e ngushëlluar kështu pas ngjarjeve të djeshme.

Në anën tjetër, Dërguti pak më parë është takuar me shefin e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Ditë më parë në media të shumta është raportuar për një kalim të mundshëm të Dërgutit në partinë ‘Nisma për Kosovën’./GazetaBlic

SHPËRNDAJE