Edhe një lajm i ri për Istogun: Ja çka ndodhi tani në garën mes Dreshajt e Rugovës

Përfaqësuesi i AAK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Binak Vishaj ka treguar për rezultatin në Komunën e Istogut.

Vishaj ka treguar se kandidati i AAK-së për Istogun Gani Dreshaj i ka fituar votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

“Gani Dreshaj ka fituar edhe me votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta,

Rezultati është:

Gani Dreshaj 138 vota,
Haki Rugova 115 vota”, ka shkruar Vishaj në Facebook.