Edhe një mesazh i fortë nga Gjermania: Ndryshimi i kufijve hap plagët në rajon

Një mesazh i fortë rreth përpjekjeve të presidentit Thaçi për ndryshimin e kufijve ka ardhur nga ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass. Për Mass, jetësimi i idesë së Thaçit mund të hapë plagë të vjetra në rajon. Ai ka deklaruar se Gjermani e ka njohur Kosovën mbi bazën e Planit të Ahtisarit si shtet multietnik.

Për Gjermaninë stabiliteti i Ballkanit Perëndimor përbën një interes strategjik të BE-së. Debati i nxehtë ndërkombëtar, muajin e kaluar, pro dhe kundër ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, nxori në dritë çështjen e cenimit të stabilitetit në rajon dhe potencialit të shndërrimit të Ballkanit përsëri në “fuçi baruti të Evropës”.

Vetë ministri Maas është shprehur skeptik lidhur me ndryshimin e kufijve, si opsion për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

I pyetur nga DW për arsyet kryesore të skepticizmit të tij ndaj këtij opsioni, të lënë të hapur nga Vuçiq, ministri i Jashtëm Maas tha se përpjekja për të shtyrë kufijtë, pikërisht për të eliminuar këtë larmi ka qenë, në të shkuarën, shkak vuajtjesh të pafundme

“Gjermania e ka njohur Kosovën mbi bazën e Planit të Ahtisarit si shtet multietnik. Pjesë e perspektivës evropiane është edhe fakti i bashkëjetesës në paqe dhe me të drejta të barabarta mes njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe kulturore. Përpjekja për të shtyrë kufijtë, pikërisht për të eliminuar këtë larmi ka qenë, në të shkuarën, shkak vuajtjesh të pafundme. Ndaj ide të tilla i konsideroj jo vetëm si pak rezultative, por ato rrezikojnë të rihapin shumë plagë të vjetra në rajon”, ka deklaruar Mass.

SHPËRNDAJE