Edhe një zyrtar i lartë i PDK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vazhduar me ftesa të tjera për ish-ushtarët e UÇK-së.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica dhe Xhevahir Geci, janë dy figurat e ish-ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë ftuar nga Gjykata Speciale, shkruan Indeksonline.

Ditëve të fundit kanë marrë ftesë edhe disa ushtarë duke e rritur numrin e të ftuarve.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli janë figurat e larta që janë ftuar po ashtu.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE