Edhe pse në prag të falimentimit, Telekomi i drejtuar nga Begolli nuk kursehet për djemtë e Grabovcit – Iu jep 31 mijë euro avancë

Pavarësisht faktit që është në krizë financiare, Telekomi i Kosovës nuk e ka problem të japë avancë mijëra euro për një nga kompanitë që ka kontraktuar31 mijë euro për marketingun e tyre.

Kompania FLEXUS- në pronësi të Ngadhnjim dhe Guxim Grabovcit, në mesin e shtatorit të këtij viti nga Telekomi mori hiç më pak se, për shfrytëzimin me qira të disa hapësirave reklamuese, raporton KTV.

Bazuar në informacionet e brendshme që Kohavisioni ka në Telekom, djemtë e Grabovcit këto para i morën avancë për 6 muaj pasi shërbimi për këtë do të përmbyllet në shkurtin e vitit 2019.

Të bijtë e ish-deputetit të PDK-së për këtë shërbim, në muaj marrin nga Vala 5 mijë euro.

Por, ku janë të vendosura këto hapësira dhe për çka i shfrytëzon Vala, KTV-ja nuk ka arritur të konfirmojë, pasi pavarësisht zotimit të kryeshefit ekzekutiv për transparencë, Vala gjatë ditës nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit.

Sidoqoftë në “Interaktiv”, kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Gent Begolli e ka pranuar se kanë kontratë me Grabovcët, por nuk ka qenë në gjendje të japë detaje për të.

Madje, as të flasë për atë nëse kontrata e tyre i është nënshtruar procesit të shqyrtimit që, sipas Begollit, është bërë me shumicën e kontratave aktuale që ka Vala.

Telekomi, kontratën me vëllezërit Grabovci e ka lidhur në vitin 2015.

Dhe, sipas disa faturave të pagesës që ka në posedim Kohavisioni, gjatë gushtit të sivjetmë, FLEXUS-it iu paguan 12 mijë euro.

Ndërsa, në total që kur ka lidhur kontratë, ka marrë 390 mijë euro.

Kohavisioni ka kontaktuar Guxim Grabovcin për të kuptuar se ku ndodhen hapësirat që Vala i ka marrë me qira nga ta, por ai ka thënë se ndodhet jashtë Kosovës duke referuar që pyetjet t’i dërgohen me sms, për çka nuk ka kthyer fare përgjigje.

Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci bazuar në të dhënat që ndodhen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, kanë të regjistruar të paktën edhe 2 biznes te tjera pos kompanisë FLEXUS.

I vogli i Grabovcëve, Guximi ka 20 për qind të aksioneve në një kompani për tregtimin e frutave HHG SH.P.K , derisa aksione në vlerë prej 25 për qind ka edhe te kompania ndërtimore “3 N Construction” Sh.P.K.

Në këtë kompani, 25 për qind të aksioneve i ka edhe vëllai i madh i tij, Ngadhnjimi

Djemtë e Adem Grabovcit gjatë kohës sa babai i tyre ishte në pushtet, kanë qenë të njohur për rastin e sulmit ndaj një zyrtari policor.

 

SHPËRNDAJE