Edhe pse nuk kishte mundësi… babai e befason vajzën duke i blerë fustanin e preferuar

Një baba nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara, i kishte thënë të bijës se nuk ka para për t’ia blerë fustanin e preferuar, edhe pse i bën tri punë.

Por, e befasoi kur ia shfaqi para syve, pasi e bleu me të hollat që i mblodhi në momentin e fundit.

Nevaeha Smith shkoi ta vizitonte të atin, në njërën prej punëve të tij, kur mbeti gojëhapur me befasinë që ia bëri ai.

Sapo e pa veshjen të cilën e kishte kërkuar për ta veshur në mbrëmjen përfundimit të klasës së tetë, iu hodh në krah dhe nisi ta përqafonte.

Momenti emocionues u përcoll edhe me lot, teksa shikuesit e videos lanë shumë reagime pozitive për ngjarjen mbresëlënëse.

 

SHPËRNDAJE