Edhe sa ka kohë Albin Kurti që ta formoi qeverinë e re sipas Kushtetutës?

Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve të deri më tashme është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Si fituese e zgjedhjeve, asaj i takon që të formoi qeverinë e re të Kosovës.

Por për ta formuar Qeverinë e Re, LVV-së i duhen 61 vota në Kuvendin e Kosovës.

Edhe pse ende nuk janë publikuar rezultatet e kompletuara nga KQZ-, LVV po bën negociata me vendin e dytë, LDK-në.

Por, edhe sa ka kohë që koalicioni LVV-LDK të formojnë qeverinë e re?

Sipas kushtetutës, saktësisht nenit 95, pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër nga partia apo koalicioni që ka shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

“2. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.”

“3. Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.”

“4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.

Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre.”

“5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.”

“6. Anëtarët e Qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet me ligj.”, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.

SHPËRNDAJE