Edhe Thaçi si Pacolli, ia zë pak rrugën Trumpit për t’ia dhënë dorën

Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar një foto bashkë me Donald Trump, të cilit shihet teksa ia ka zënë rrugën për t’ia dhënë dorën. Një veprim të njëjtë e kishte bërë edhe Pacolli kur në zyrat e OKB’së në New York i kishte dalë përpara Presidentit të SHBA’së për ta takuar në korridor ndërsa përcjellësit e Ministrit të Jashtëm i kishin bërtitur “epja dorën, epja dorën”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka publikuar një foto me Donald Trump të cilën e ka realizuar në Pallatin Presidencial në Paris të Francës.

Thaçi ka thënë se ishte takim me Trumpin, i cili përkrahë një marrëveshje evnetuale me Serbinë.

Mirëpo, në foto, Trump shihet teksa tenton të ecë, ndërsa, Thaçi duke ia dhënë dorën. Veprim të ngjashëm kishte bërë para disa kohësh edhe Pacolli, i cili ia kishte zënë rrugën Trumpit në zyrat e OKB’së për t’ia dhënë dorën.

“Në Paris takova presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e falënderova për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe rolin e saj vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Në këtë periudhë të rëndësishme për Kosovën ishte inkurajuese të dëgjoj se presidenti Trump mbështet “100% arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ne në Kosovë jemi dhe do të mbetemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe popullit amerikan”, ka shkruar Thaçi, në Fb.