Edi Rama i quajti gomar ata që e quajtën tradhtar Hashim Thaçin: Ramush Haradinaj vjen me një pergjigje epike!

RamaKryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur për deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili i kishte quajtur gomar, ata që po e quajnë tradhtar Hashim Thaçin.

Haradinaj tha se Edi Rama kishte një zor të tij, kur e tha këtë deklaratë.“Ai kishte ndonjë zor të vetin”, tha Haradinaj në “Jeta në Kosovë”, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ai nuk ka reaguar sepse nuk është ndjerë ashtu siç tha Edi Rama, gomar.Haradinaj tha se më nuk është marrë me një deklaratë të tillë të kryeministrit shqiptar.I pyetur se a e kishte pyetur Edi Ramën se përse e tha një deklaratë të tillë, Haradinaj tha se nuk është marrë fare me atë temë.

Ndryshe, Edi Rama këtë deklaratë e kishte dhënë në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisê, e mbajtur në Pejë.Rama i quajtu gomar, ata që kishin kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve, madje duke e quajtur edhe tradhtar.

Njëri prej kundërshtarëve më të medhenj të kësaj ideje është kryeministri Ramush Haradinaj, i cili disa herë kishte porositur Thaçin se ai s’mun të falë tokë të Kosovës.

SHPËRNDAJE