Edi Rama zbulon për herë të parë se çfarë raporte ka me Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se raportet e tija me liderin e VV’së, Albin Kurtit vazhdojnë të mbajnë komunikime.

Rama ka deklaruar se me Albin Kurtin kanë raporte në vazhdimësi, por ndryshe nga Kurti ai thotë nuk bënë politikë e marrëdhënie personale dhe me biseda që shkëmbejnë me njëri -tjetrin.

“Unë në me Albinin në vazhdimësi kemi pasur komunikim, kur s’kam qenë dakord ja kam thënë, kur s’ka qenë ma ka thënë, por ndryshe nga Albini unë nuk bëjë politikë me marrëdhënie personale dhe me biseda që shkëmbejmë me njëri tjetrin, por mu më vjen mirë që ai të marr përgjegjësin e kryeministrit dhe t’i jap Kosovës atë energjinë dhe freskinë që kanë kërkuar prej tij edhe fal tij ati ata që e kanë votuar, kështu besoj se nuk do të jetë e vështirë”, tha Rama për Klan Kosova në Beograd.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE