Edita Tahiri: Me Serbinë ose marrëveshje, ose luftë

Për dialogun me Serbinë sot foli ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, e cila po thotë se me Beogradin duhet të ketë ose marrëveshje ose luftë.

Tahiri ka thënë se pa pasur njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë aktual, do të ketë luftë të re, pasi paqja nuk do të jetë e qëndrueshme.

“Pa njohje reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, në kufijtë aktuale, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, do të ketë luftë, siç i kemi mbrojt 100 vjet i mbrojmë prapë”, tha Tahiri.

Ajo kritikoi nikoqirin që e ftoi për debat që ka hartuar studimin për rrugën drejt Marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Kronikë e realizuar nga Klan Kosova gjatë ditës së sotme.