Edita Tahiri për Thaçin, Vuçiqin e Ramën: Kjo treshe famëkeqe për lojën e kufijve, kah do t’ia mbaj tash!

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka qenë një prej kundërshtareve më të ashpra të idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo nëpërmjet një reagimi në Facebook ka kritikuar treshen lidere të Kosovës, Serbisë e Shqipërisë, Hashim Thaçin dhe Aleksander Vuçiqin, dhe Edi Ramën si shtytës të një ideje të tillë dhe përkrahës të idesë së presidentit Thaçi.

“Tash kur Amerika dhe Gjermania i thane Serbise se ska BE pa e njohur Kosoven e plote, kjo treshja famkeqe qe luajti lojen e rrezikshme te kufijve, a thua kah do tja mbaj…”.

Ky reagim i ish-ministres vjen ne kohën kur ShBA-të dhe Gjermania ia kanë bërë të ditur Vuçiqit se ideja e prekjes së kufijve ka marrë fund.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE