Editorial me shkas/A mundet një i dënuar për krim të ndaloj Federatën e Futbollit të Serbisë të zhvilloj kampionatin e saj në Kosovë?

EDITORIAL I VERIU.INFO

Ka kohë që pas largimit te Gramoz Vokrrit nga Federata e Futbollit të Kosovës klube dhe delegatë të FFK-së kanë shprehur pakënaqësit e tyre për mënyrën e udhëheqjes së ‘shtëpisë’ së futbollit nga Agim Ademi.

Ishte Llapi që akuzoi FFK-në se po bënë dallime dhe favorizime mes klubeve, pastaj Feronikeli kishte ankesa në referim sa që loja e fundi e edicioni te kaluar Feronikeli-Prishtina ishte shtyer për 20 minuta ngase klubet dhe Federata nuk po mund të dakordoheshin se kush duhet të referoj ndeshjen. Ankesa dhe pakënaqësi kishte edhe nga klubet tjera.

Burimet brenda FFK-së bëjnë të ditur se sa herë ka ankesa nga klubet, kryetari i FFK-së i fton udhëheqësit e klubeve në zyrën e tij dhe atyre ai iu premton mbështetje për investime, te cilat duken te jenë premtime mashtruese te momentut, ashtu siç bëri edhe me klubet e futbollit në Lidhjen Rajonale të Prishtines të cilat kërkuan shkarkimin e Ismail Ajetit, i cili hiq më pak se 4 anëtarë të familjes i ka që paguhen nga FFK-ja. Ismail Ajeti merr pagë në cilësinë e kryetarit të LRFP, gruaja e tij është e punësuar në Federatë, djali i vëllaut i punësuar referent në LRF dhe vellai i tij është delegat në FFK.

Ndryshimet e premtuara në Komisione lërë që nuk u bënë per te avancuar nivelin organizativ te FFK-së, por janë zhgënjim i madh peër botën e futbollit në Kosovë. Agim Ademi duket se po përpiqet të mbaj me çdo kusht votat në Kuvend për të shpëtuar nga shkarkimi i tij. Ai ka 7 vota nga 7 kryetarët e Regjioneve që marrin pagë nga FFK-ja, të cilët veprojnë sipas direktivave të tij, pastaj delegatët e Kuvendit që kanë drejt vote i dërgon nëpër lojë si vëzhgues të ndeshjeve apo kontrollor, me çka kemi konflikt të drejtpërdrejt të interesit.

Por delegatët e Kuvendit të FFK-së që nuk kanë konflik interesi  dhe po kërkojnë një federatë të barabartë për të gjithë, e derguan Agim Ademin në Komision Disiplinor për shkelje të Statutit të FFK-së, në të cilën nuk u pergjigj FFK dhe sipas burimeve brenda FFK-së lënda për shkelje të Statutit dhe kërkesa për organizim të zgjedhjeve të lira e demokratike në FFK ka shkuar në UEFA dhe po pritet pergjigje për këtë.

Mashtrimi qe Agim Ademi iu ka bërë delegatëve me mandatin e tij, bashkë me dënimin e Gjykatës me 9 muaj burg efektiv, tregon më së miri se nga kush po udhëhiqet institucioni ynë dhe nga kush po përfaqësohet në botë, ani pse për ngritjen e imazhit të FFK-së punoi shumë legjenda e futbollit Fadil Vokrrit.

U premtua se do vazhdohet vizioni i Vokrrit, por ende pa u bërë një vit nga vdekja e tij, Agim Ademi ka acaruar raportet me familjen Fadil Vokrrit, ku ai shkoi ndaras edhe në një vjetorin e vdekjes së tij, me disa anëtarë të FFK-së shkoi në ora 8:30 tek varri i Fadil Vokrrit, përderisa homazhet ishin të parapara për në ora 11:00. Për më keq, Agim Ademi nuk ishte në gjendje që në një vjetorine vdekjes së Fadil Vokrrit të organizoj një akademi perkujtimore, apo të realizoj ndonjë dokumentar për kontributin e legjendës në futbollin tonë. Për ditëlindjen e tij ishte premtuar se do të organizohej një turnir i madh, ku do silleshin në Kosovë ekipet e mëdha ku Fadil Vokrri kishte luajtur futboll në të kaluarën, por ky turnir përfundoj me një oragnizim veteranësh të futbollit, ndërsa ftesën për familjen Vokrri për këtë turnir FFK e dergon tek tezja e Gramozit, ku kjo deshmon më së miri qasjen e Agim Ademit për vizionin e Vokrrit.

Të gjithë miqt që Fadil Vokrri ia la FFK-së, Agim Ademi fatkeqësisht për një vit arriti t’i shndërroi në armiq. Burime brenda FFK-së thonë se dallimi mes Agimit dhe Fadil Vokrrit është i madh, pasi që Fadili udhëhqte me pozitivitet, kishte aftësi që edhe kundërshtarët t’i i kthente në përkrahës, ndërsa Agimi udhëheq me negativitet, ku fatkeqësisht perkrahesit e FFK-së po i kthen në kundërshtar.

Me rezultatet e kombetares së Kosovës po mburremi të gjithë, por dihet se këto rezultate pozitive filluan në kohën e Vokrrit pas largimit të Albert Bunjakut dhe ardhjes së Bernard Challandes që ishte një përzgjedhje dhe vizion ekskluzivisht i Fadil Vokrrit, por në aspektin e brendshëm Federata e Futbollit te Kosovës nuk është bash kërkah me organizim, reformim dhe respektim të normave, rregulloreve dhe statutit, ku e gjitha bëhet sipas deshirës dhe fuqisë brenda FFK-së. Vet kryetari nuk respekton statutin dhe zgjidhet me mashtrim .

Ju rikujtojmë se me 15.01.2016 janë mbajtur zgjedhjet e rregullta në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është zgjedhur kryetari Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi, Bekim Haxhiu dhe Predrag Joviqi, si dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Agim Maloku nga Prizreni, Murat Hoxha nga Gjilani, Luan Vokshi nga Gjakova, Bakir Burri nga Peja, Xhelal Broja nga Mitrovica, Ilaz Mjaku nga Ferizaj, Vjollca Krasniqi nga Futbolli i Femrave, Flamur Bunjaku anëtar me propozim të kryetarit, Agron Mustafa anëtar në cilësinë e sponzorit. Nga atëherë e deri më sot zëvendësim

Nga atëherë e deri më sot zëvendësimi anëtarëve që kanë dhënë dorëhqje është bërë sipas Statutit nenit 33 pika, 2, 3 dhe 4 ku thuhet se:

– Komiteti Ekzekutiv ka 13 anëtarë dhe përbëhet prej: a) kryetarit, b) tre nënkryetarëve, ( njëri nga ta të jetë nga minoritetet) c) nëntë anëtarëve të saj;

– Anëtarët e KE-së kanë mandat katër vjeçar dhe mund të zgjedhen më së shumti për tri mandate (pa efekt retroaktiv). Kryetari zgjedh vetë tre anëtarë për KE, ndërsa shtatë (7) të tjerë i zgjedhin LRF-të. Anëtarë të KE-së, zgjedhen edhe nga një përfaqësues i minoriteteve që jetojnë në Kosovë dhe i futbollit të femrave

– Nëse zbrazet një vend në KE, Kuvendi e zgjedh zëvendësuesin, për pjesën e mbetur të mandatit.

Pra, pas vdekjes së Agim Malokut ēshtë bërë zëvendësimi për mandatin e mbetur nga Mirsad Qollaku, pas dorehqjes së Bekim Haxhiu dhe Murat Hoxhës është bërë zëvendësimi nga Agim Dibrani nënkryetar dhe Bekin Rexhepi anëtar për mandatin e mbetur deri më 15.01.2020, pas vdekjes së Fadil Vokrrit është zgjedhur Agim Ademi kryetar, ndërsa Bakir Burri nënkryetar, normalisht sipas Stautit për mandatin e mbetur deri më 15.01.2020. Por Agim Ademi po përpiqet që këtë ta paraqes si zgjedhje me mandat të plotë 4 vjeçar, që është në kundërshtim të plotë me Statutin FFK-së, UEFA-së, FIFA-së dhe çdo institucioni demokratik.

Pra, kjo është përpjekje përr të vjedhur në mënyrë jo meritore mandatin 4 vjeçar, për të mohuar zgjedhjet e lira dhe demokratike. Në fund të fundit, edhe nuk mund të pritet më shumë e më mirë nga person që Minstria e Ambientit ia rrënon Villen pa leje ne Batllave, nga një i dënuar me 9 muaj burg efektiv, të cilit nuk i vjen turp të thotë se kjo vepër nuk ka të bëjë me FFK-në, kështu as nuk mund të presim që të jetë i sinqert për Ligën Serbe në Kosovë, e cila po vazhdon garat në territorin e Republikës së Kosovës.

Pyetja logjike do të ishte: Cila është më e rëndësishme, vendi ku është kryer krimi apo vetë krimi?! Pra, sipas kësaj logjike, nëse një plaçkitje kryhet në park, plaçkitësi mundet të punoj në FFK pa asnje problem. Për fat të keq personat e tillë po gjejnë ende përkrahje në shoqërinë  tonë, e për më keq edhe në media, të cilat në fakt do të duhej të kishin për mision luftimin e së keqës.

Dështon Agim Ademi, Liga serbe sot zhvilloj në Kosovë ndeshjen e parë Mokra Gora – Trepça serbe

 

SHPËRNDAJE