Edona Llalloshi, artistja e parë që bëri simbolin e shqiponjës gjatë një performance në vitin 1994

Sot kur simboli i shqiponjës po komentohet shumë, Edona Llalloshi është kthyer në kohë për ta kujtuar një moment.

Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, e cila është shkëputur nga performanca e Edonës në vitin 1994 në Festiavalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku u paraqit me këngën “Vajtim dashurie”.

”Postim dhe kujtim nga axha im, piktori i madh Gani Llalloshi viti 1994” ka shkruar Edona pranë imazhit.

Ndryshe ajo është njëra ndër këngëtaret e cila karrierën muzikore e nisi në një moshë shumë të re dhe sot vazhdon akoma ta ruaj të njëjtin ritëm dhe publiku vazhdon akoma ta kërkoj në skenë dhe projektet e saj muzikore t’i dëgjoj me vëmendje./Lajmi.net/

 

 

SHPËRNDAJE