Efekti Ronaldo: Që nga lajmërimi, dyqani online i Juves jashtë funksionit

Transferimi i Cristiano Ronaldos ka filluar menjëherë të tregojë efektet e tij.

Dje është bërë zyrtarizimi i Cristiano Ronaldos si lojtar i Juventusit dhe kjo ka shkaktuar kaos gjithandej.

Në momentin e lajmërimit webfaqja e Juves ka qenë jashtë funksionit për pak çaste, kurse që nga mbrëmë, dyqani online i skuadrës italiane është jashtë funksionit, shkruan Gazeta Express.

Duket se serverët e webfaqes së dyqanit të Juventusit nuk mund të përballojnë fluksin e madh të vizitorëve që duan të blejnë fanellën e fituesit të Topit të Artë. /Express

 

SHPËRNDAJE