“Ekipi i 10-të në botë po gjunjëzohet në “Fadil Vokrri”

Edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas rezultatit pozitiv që Kosova është duke bërë ndaj Danimarkës.

Abdixhiku ka ironizuar me trajnerin e Danimarkës.

“Thoshte “lojë trajningu” trajneri i Danimarkës për përballjen me Kosovën”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “ekipi i 10-të në botë po gjunjëzohet në “Fadil Vokrri”. Shkollë në lojë nga djemtë e Kosovës! Pavarësisht se si përfundon sonte, po fitojmë respekt. Sa ekip të madh kemi me këta djem.

Kosova është duke fituar 2-1 ndaj Danimarkës me golat e Rrahmanit dhe Celinës/Gazeta Blic.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE