Ekskluzive: Agim Bahtiri bashkohet me LVV

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Bahtiri i cili momentalisht është anëtar i AKR’së së Behgjet Pacollit, këtë të premte do t’i bashkohet VV’së së Albin Kurtit.

Por, ai nuk do të aderojë i vetëm, bashkë me Bahtirin do të anëtarësohen edhe 600 aktivistë të rinj në Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Gjatë muajit maj të këtij viti Bahtiri  e ka shoqëruar Albin Kurtin në tri komunat Veriore të Mitrovicës.

Bahtiri edhe më parë kishte konfirmuar se është larguar nga partia e Behgjet Pacollit.

SHPËRNDAJE