EKSKLUZIVE|| Arrihet koalicioni PDK- LDK (Dokument)

LDK dhe PDK, kanë arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje, në Komunën e Pejës.

Në dokumentin, që e posedon Gazeta Blic,  mësohet se PDK do t’i udhëheq katër drejtori. Ato janë: Drejtoria për Urbanizim, Drejtoria për Insepkcion, Drejtoria për Punë Komunale/Shërbime Publike dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Kjo marrëveshje për bashkëqeverisje, është nënshkruar nga Gazmend Muhaxheri (LDK), dhe Xhavit Haliti (PDK).

Marrëveshja hyn në fuqi, që nga dita e nënshkrimit./GazetaBlic./

SHPËRNDAJE