EKSKLUZIVE: Behgjet Pacolli shmang aeroportin e Kosovës, ateron në Tiranë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ateruar në aeroportin e Tiranës.

Kështu mëson Gazeta Online Veriu.info nga burimet e saj, ku sapo ka ateruar aeroplani i tij në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin shqiptar.

Kjo me gjasë është bërë për t’ju shmangur kontrollave të rrepta pasi vjen nga një shtet tjetër.

Mësohet se Pacolli do të tentojë të hyjë në Kosovë me eskortë shtetërore për t’ju shmangur kontrollave kufitare.

Ai ka leje nga Ministria e Infrastrukturës për të ardhur në Kosovë, por Ministria e Shëndetësisë e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.

Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Pacolli pati mbetur në Zvicër, kësisoj duke mos arritur të kthehet në vend./Veriu.info/