Ekskluzive: Detaje për takimin historik Kosovë – Serbi, nuk u ftua nga Grenell

I dërguari i posaçëm i Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, këtë të enjte njoftoi për një takim mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Grenell tha që takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.

Por, ky takim po del të jetë i një rëndësie edhe më të madhe.

Takimi në fjalë i thirrur për 2 shtator nuk është iniciativë e Richard Grenell.

Gazeta Infokus i ka dërguar pyetje për takimin e 2 shtatorit, zëdhënësit të Grenell, Dick Custin, i cili i ka konfirmuar Infokusit se në fakt takimi është iniciativë e vet Shtëpisë së Bardhë.

“Faleminderit për pyetjet. Derisa kjo është iniciativë e Shtëpisë së Bardhë, ju lutemi që t’i kontaktoni ata për çfarëdo informate që ju intereson”, ka thënë Custin për Infokus./Gazeta Infokus/

SHPËRNDAJE