Ekskluzive: Detaje se si u plagos djali i Kryetarit të Shtimes

Sot, nëpër media u raportua se është plagosur djali i kryetarit të Shtimes, Naim Ismajlit.

Madje, ky i fundit edhe e ka konfirmuar rastin duke thënë që djali i tij është plagosur nga një plumb qorr dhe se nuk ka marrë plagë të rënda.

Gazeta inFokus, mëson nga burimet e saj se si ka ardhur deri tek plagosja dhe detajet se si kanë quar deri aty.

Këto burime thonë që afër orës 3 pasmesnate të datës 20 tetor, në restorantin “Amsterdam”, në fshatin Dobratin të Graqanicës, ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave P.SH dhe Gj.Gj, të dy këta emra të njohur për redaksinë.

Kështu, gazeta inFokus mëson se P.SH në fillim ka ofenduar disa persona brenda ndërsa më pas ka telefonuar persona të tjerë të cilët kanë arritur në restorant, e ku njëri prej tyre ishte edhe i armatosur me kallashnikov.

Kështu, me këtë armë, ka filluar edhe të gjuaj nga korridori në drejtim të personave brenda restaurantit, derisa të plagosur kanë mbetur tre persona në mesin e tyre edhe SH.I, djali i kryetarit të Shtimes, Naim Ismajlit.

Ndërsa, Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes veç njollave të gjakut kanë gjetur edhe 6 gëzhoja të kallashnikovit.

SHPËRNDAJE