Ekskluzive| Flasin kosovarët nga Italia: Qe 8 javë të mbyllur jem shumë keq

Italia është vendi në Evropë, më i prekur nga koronavirusi ka më së shumti viktima.

Një familje kosovare që jeton në Itali, ka treguar për Gazeten inFokus se po e kanë shumë të vështirë jetën pasi që në vendi ku jetojnë kanë vdekur 17 mijë persona.

“Ne jemi të mbyllur në banesë që tetë javë, të gjitha shërbimet po i kryejmë oline. Farmaci, ushqim, e gjithçka tjetër po i blejmë oline duke i porositur edhe atë vetëm për nevoja elemtare jo edhe për gjerat e tjera, nuk kem te drejtë me dal hiq. Nuk e dimë, çdo ditë e më keq po behet për fëmijët është bërë shumë ë vështirë kjo situatë”

Kjo familje e cila ka dashur të mbetet anonim për të mos i shqetësuar familjarët e tyre që i kanë në Kosovës.

Për Gazeten inFokus, thonë se e kanë humbur durimin dhe nuk e din edhe sa do të zgjasë kjo situatë.

“Në këtë vendi ku jem ne kanë vdekur 17 mijë persona edhe çdo ditë po rritet numri, as lajmet nuk duam të i dëgjojmë më kjo gjendje është shumë e rëndë kaq. Nuk dimë a ka më keq nuk kem më energji të merremi as më fëmijët. Po shkatërrohemi nuk kemi me mbete për asgjë as për njëri tjetrin, besoni jemi bërë për psikiatri”, kanë thënë anëtarët e kësaj familje të shqetësuar për Gazeten inFokus.

Përmes Gazetës inFokus, atë bënë thirrje që të kosovarët të kenë kujdes të rrinë mbyllur edhe disa ditë dhe do të ndryshoj situata.

SHPËRNDAJE