EKSKLUZIVE: Ja kur përfundimisht do të dihet nëse do të ndahet Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e cila ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese të cilat i mbante në këtë parti, ka folur rreth gjendjes në këtë subjekt politik.

Pantina tha për Gazeta Blic, se në mbledhjen e fundit të mbajtur ndërmjet grupit parlamentar, dhe kryesisë së VV-së, nuk është arritur asnjë marrëveshje, ndërsa shtoi se nuk dihet se kur do të ketë ndonjë takim të radhës.

“Në mbledhjen e fundit, nuk është arritur asnjë marrëveshje, asnjë konkludim nuk është nxjerr, kështu që deri të dielën është procesi zgjedhor për kryetar, nuk e di deri të dielën a do të kemi ndonjë takim”, ka pohuar Pantina.

Ajo ka sqaruar më tej, se pasi të përfundojnë zgjedhjet për kryetar në Vetëvendosje, do të dalin me një zgjidhje përfundimtare.

“Pasi të përfundojnë zgjedhjet, do të dalim me një zgjidhje përfundimtare”, ka thënë ajo.

Gjendja në Vetëvendosje, ka ditë që është keqësuar.

Pas problemeve në këtë parti, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat të cilat mbanin këto figura politike: Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina, Dardan Sejdiu, Faton Topalli, Qëndron Kastrati, Visar Ymeri, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi.

Pas këtyre dorëheqjeve, është mbajtur një takim ndërmjet grupit parlamentar dhe kryesisë së Vetëvendosje, por edhe pse takimi zgjati shumë orë, përfundoj pa asnjë rezultat.

Kujtojmë që zgjedhjet e brendshme në VV, do të mbahen të dielën me 21 janar.

Kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie, është themeluesi Albin Kurti./GazetaBlic./

SHPËRNDAJE