Depo, lokale, zyre, pushimore e njësi punuese janë asetet të cilat kombinati Trepça posedon jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Gjithsej janë 17 asete të tilla, të cilat gjiganti metalurgjik i ka kryesisht nëpër vendet e rajonit.
Kësaj liste asetesh të siguruar nga Gazeta inFokus, i prinë Serbia me 11 sosh.
Vetëm në Beograd, në kryeqytetin serb ndodhen katër prej tyre, tri të tjera janë në qytetin e Nishit, e nga një janë nëpër qytetet e tjera.
Tri asete Trepça i ka edhe në Bosnje e Hercegovnë, përkatësisht në qytetin e Sarajevës.
Atje ky kombinat ka një lokal dhe dy depo.
Edhe në Zagreb të Kroacisë, gjiganti metalurgjik ka një lokal e dy depo.
Sipërfaqja e tërë këtyre aseteve nuk bëhet e ditur nga AKP.
Kujtojmë se kohët e fundit ky kombinat metalurgjik po përballet me vështirësi të mëdha.
Ajo po përballet me nivel të ulët të prodhimit dhe siç është raportuar me menaxhim të dobët.
Edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka deklaruar se kjo situatë do të vazhdojë edhe për një kohë. /Gazeta inFokus