Ekskluzive: Kjo është përgjigja e Federatës së Zvicrës për paratë e mbledhura për dënimin e Xhakës dhe Shaqirit!

Festa me shqiponjë e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit në golat ndaj Serbisë, kishte bërë që FIFA t’i dënojë dy yjet shqiptarë bashkë me mbrojtësin Lischteiner me 25 mijë franga.

Vendim ky nga FIFA që ishte kritikuar mjaft shumë.

Por me organizimin e Rilind Rekës, ishte hapur një fond ku qindra shqiptarë dërguan para që ky dënim t’iu paguhet lojtarëve shqiptarë, shkruan lajmi.net.

25 mijë franga ishin mbledhur për më pak se 48 orë, duke u bërë senzacion edhe në shumicën e mediave ndërkombëtare.

E pasi që është mbledhur shuma e nevojshme, Rilind Reka ka komunikuar me Federatën e Zvicrës në rrjetin social facebook.

Federata zvicerane nga bisedat që i ka siguruar lajmi.net, shihet se ka kërkuar nga organizatorët që paratë t’i dorëzojnë për bamirësi.

“Përshëndetje Rilind. Federata dëshiron që paratë të mos dorëzohen te lojtarët, por të jenë donacion për bamirësi  (të cilat ju mund t’i zgjidhni”, thuhet në përgjigjen e Federatës Zvicerane.

Organizatori, Rilind Reka ka propozuar që me paratë e mbledhur të blehen gjëra sportive të cilat do t’iu dorëzoheshin shkollave fillore. Duke përfshirë topa, fanella apo gjëra tjera.

E ideja duket se është pëlqyer nga Federata e Zvicrës.

“Po, është një ide e mirë. Kur ju ta keni përmbyllur këtë organizim, atëherë ne do të mund të shpërndaim në faqen tonë (të Federatës së Zvicrës”, thuhet në përgjigjen e kësaj Federate.

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri shënuan dy golat ndaj Serbisë në Botërorin e Rusisë.

Të dy festuan me shqiponjë, duke shkaktuar reagime të ashpra në Serbi.

Ndryshe në fondin “Shqiponja” kishin dhënë para edhe zyrtarë të ndryshëm shtetëror, deputetë e politikanë.

SHPËRNDAJE