Ekskluzive: Kurti u premton organizatorëve të protestës se pas pak ditësh do të shkarkojë edhe Bordin e ndërmarrjes “Trepça”

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, kanë vizituar minierën e “Trepçës” në shënimin e 31 vjetorit të grevave të minatorëve kundër padrejtësive të ish Jugosllavisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kryeministri në vizitën e parë në gjigantin metalurgjik përpos takimeve zyrtare, takoi edhe protestuesit që po shprehin pakënaqësitë e tyre tash e disa ditë në lidhje më konkursin e fundit në këtë ndërmarrje.

Kryeministri Kurti doli para protestuesve dhe bisedoi hapur me ta duke dëgjuar pakënaqësitë tyre, dhe dëgjoi kërkesat e tyre në lidhje me shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje dhe menaxhmentit.

Gazeta online Veriu.info mëson se kryeministri Kurti u ka premtuar jozyrtarish organizatorëve të protestës së brenda pak ditësh do të shkarkojë edhe bordin e ndërmarrjes “Trepça’ që siç kemi raportuar në kohën e zgjedhjes është komplet politik.

Veriu.info menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re kishte raportuar për vendimet e mëdha të kryeministrit Kurti për shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE