Ekskluzive: Ky person pritet të zë vendin e Shpend Maxhunit si drejtor i Policisë së Kosovës

Rashit Qalaj, drejtor i Departamentit të Operacioneve, do të gradohet në Policinë e Kosovës. Ai pritet ta zë vendin e ish-shefit të Policisë, Shpend Maxhunit, pasi ky i fundit u emërua drejtori i AKI’së.

Pas zhvendosjes së Maxhunit në krye të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, pozita e drejtorit të Policisë pritet të plotësohet së shpejti.

Gazeta Express ka mësuar se Rashit Qalaj do të emërohet në krye të Policisë. Ai deri më tani ka drejtuar njërin prej pesë departamenteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, atë të Operacioneve.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë ⤵)

Më parë, Qalaj është akuzuar nga Lëvizja Vetëvendosje se është njëri i afërt me PDK’në dhe se po vepronte sipas kërkesave të kësaj partie.

Ndryshe rasti i deportimit të gylenistëve solli ndryshime në hiearkinë e institucioneve shtetërore të sigurisë. U shkarkua Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe shefit të AKI’së, Driton Gashi. Ndërsa, kësaj vale të shkarkimeve i shpëtoi Maxhuni, që edhe pse Policia e Kosovës kishte kryer arrestimet, atij nuk iu kërkua lirimi i detyrës.

Përkundrazi. të premten presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, emëruan Shpend Maxhunin shef të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pasi kishin shkarkuar Driton Gashin për shkak të kidnapimit të gjashtë gylenistëve.

SHPËRNDAJE