Ekskluzive: LDK fillon negociatat me AAK për koalicion

Kanë kaluar me shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit dhe Kosova ende vazhdon të jetë pa qeveri të krijuar në përputhje me vullnetin e shprehur në këto zgjedhje, raporton gazeta online veriu.info.

Janë mbajtur shumë takime mes krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së, përkatësisht Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, me qëllim krijimin e qeverisë së re por deri më tani takime të pasuksesshme.

Dy kryetarët e partive përkatëse nuk po merren vesh për ndarjen e pozitave drejtuese e sidomos pas insistimit në vazhdimësi nga kreu i LDK-së për të siguruar pozitën e presidentit sado që kjo pozitë lirohet tek në vitin 2021.

Ngecja e arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje ka shtyrë LDK-në që të bëjë lëvizje të reja në shpërputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 6 tetori.

Gazeta online veriu.info mëson nga burimet e saj se dje LDK ka filluar negociatat me AAK-në e Ramush Haradinajt për krijimin e koalicionit të ri qeverisës.

Ky takim është zhvilluar dje mes zyrtarëve të të dyja partive, përkatësisht mes Vlora Dumoshit të LDK-së dhe Anton Berishës nga AAK.

Takimi është mbajtur rreth orës 16:00 dhe ka pasur për qëllimin fillimin e negociatave për formimin e qeverisë së re.

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë LDK-së ofertën e re për koalicion me qëllim të lehtësimit të krijimit të ekzekutivit të ri./Veriu.info/

Ekskluzive: Vetëvendosje i dërgon LDK-së ofertën e fundit

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE